
Një polic i burgjeve ka marrë njoftimin zyrtar të akuzës nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), lidhur me një incident gjatë shoqërimit nga Durrësi të Erion Veliajt drejt Tiranës.
Sipas burimeve mediatike, polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, është marrë i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se i dha telefonin Erion Veliajt për të komunikuar gjatë kohës që transportohej nga Paraburgimi i Durrësit drejt Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë.
Hetimet e SPAK kanë çuar në vendimin për të ngritur akuzat ndaj punonjësit të burgjeve, ndërsa prokuroria vazhdon të zhvillojë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.