
Të paktën 19 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës herët të martën, thanë burime mjekësore.
Avionet luftarake izraelite goditën tendat që strehonin palestinezët e zhvendosur në kampin e refugjatëve Shati në qytetin e Gazës, duke vrarë 16 palestinezë dhe duke plagosur mbi 25 të tjerë, thanë burime mjekësore.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, viktimat – përfshirë gra dhe fëmijë – u dërguan në Spitalin Shifa në të njëjtin qytet pas sulmit ajror para agimit, shkruan Anadolu Agency.
Një palestinez i ri u vra gjithashtu kur ushtria izraelite shënjestroi kërkuesit e ndihmës në qytetin perëndimor të Gazës, shtuan burimet.
Në qytetin jugor të Deir al-Balah, sulmet e intensifikuara izraelite morën jetën e dy palestinezëve mes ofensivave tokësore të vazhdueshme në zonat jugore të qytetit.
Sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 59,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.
Më 7 tetor Hamasi nisi një sulm ndaj Izraelit ku sipas autoriteteve të vendit u vranë 1195 persona dhe u morën peng 250 civilë, një pjesë prej të cilëve janë kthyer në vend pas marrëveshjeve.