Vendosni fjalën kyçe....

“Do i rijepja të gjitha koncesionet, inceneratorët pastruan qytetet, sterilizimi shpëtoi pacientët” – Rama


Kryeministri Rama mbrojti punët e qeverisë ndër vite ndërsa përgëzoi prokurorinë për hetimetndaj kompanisë Bankers Petroleum.

Ai tha se Bankers i detyrohet shtetit 240 milionë euro ndërsa pohoi se koncesioni me të ishte lidhur para se ai të bëhej kryeminstër.

Rama tha më tej se koncesionet kanë zhvilluar vendin duke cekur Rrugën e Arbrit, atë të Sterilizimit që është nën hetim nga SPAK si dhe inceneratorët, që gjithashtu janë nën hetim nga SPAK.

“Se di a je njeri me këtë identitet apo maskë e dikujt tjetër. Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë invetsigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë poara se unë të merrja detyrën. Koncesionet që kemi dhënë, nuk do ti lija pa i ribërë, janë në shërbim të popullit shqiptar po koncesionet që kemi trashëguar janë ç’janë, ato janë vrima të zeza. Pavarësisht se në ndonjë rast ka pasur edhe ndonjë gjë që s’ka shkuar, por koncesionet që kemi bërë ne kanë bërë të mundur rrugën e Arbrit pa asnjë kosto, zero për qytetarët, pastrimin e qyteteve tona pa asnjë kosto, krahasuar se çfarë ndodh me kostot e pastrimit dhe trajtimit të mbtejeve në vendet e tjera, ne e kemi nën 30 euro. Në vendet e tjera nuk nis pa 100 euro për ton. Kemi bërë të mundur sterilizimin e instrumenteve mjekësorë në spitale, rënien drastike të infeksioneve post respiratorë, pavarësisht se çfarë thuhet. Të gjitha këto pa kosto, pa fatura për publikun. Kur dikush shkon në spital dhe hyn në operacion, apo bën analizë nuk paguan, zero. Ndërkohë që dikur ishte ndryshe. Nuk kam asnjë problem, sa i përket Bankersit, apo kush e ka bërë Bankersin, dhe çfarëdolloj emri që mund të gjesh nëpër rrugët historike të ekonomisë Shqipërisë dhe kush i ka vënë emra apo kush ka lidhje me ato emra”, tha Rama.