
Qeveria siriane thotë se përleshjet në qytetin jugor të Sweidas kanë ndaluar pas një jave dhune që la qindra të vdekur, duke shkaktuar ndërhyrjen izraelite dhe dënimin e SHBA-së.
Një marrëveshje armëpushimi e arritur nga qeveria, grupet druze dhe fiset beduine të shtunën duket se po respektohet në terren , por komunikimet me provincën mbeten të vështira, shkruan CNN.
“Pas përpjekjeve të forta nga Ministria e Brendshme për të zbatuar marrëveshjen e armëpushimit dhe vendosjen e forcave të saj në rajonet veriore dhe perëndimore të Guvernatorit të Sweidas, qyteti u evakuua nga të gjithë luftëtarët fisnorë dhe përleshjet brenda lagjeve të qytetit u ndalën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Noureddine Al-Baba, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i bëri thirrje të shtunën qeverisë siriane të përdorë forcat e saj të sigurisë për të parandaluar “xhihadistët e dhunshëm” të hyjnë në Sëeida dhe “të kryejnë masakra”.
Në një postim në X, Rubio tha: “SHBA-të janë angazhuar gjatë tre ditëve të fundit me Izraelin, Jordaninë dhe autoritetet në Damask në zhvillimet e rrezikshme në Sirinë jugore. Përdhunimi dhe masakra e njerëzve të pafajshëm që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë duhet të marrë fund.”