Vendosni fjalën kyçe....

Çekia ndalon me ligj propagandën komuniste


Republika Çeke ka ndryshuar kodin e saj penal për të ndaluar promovimin e komunizmit, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me ideologjinë naziste. Legjislacioni u nënshkrua të enjten nga Presidenti Petr Pavel, vetë një ish-anëtar i Partisë Komuniste.

Amendamenti prezanton dënime me burgim nga një deri në pesë vjet për këdo që “krijon, mbështet ose promovon lëvizje naziste, komuniste ose të tjera që synojnë në mënyrë të dukshme të shtypin të drejtat dhe liritë e njeriut ose të nxisin urrejtje racore, etnike, kombëtare, fetare ose të bazuar në klasa”, shkruan RT.

Ndryshimi vjen pas thirrjeve nga Instituti për Studimin e Regjimeve Totalitare i financuar nga qeveria çeke, me bashkautorin Michael Rataj që pretendon se është “jologjike dhe e padrejtë” të trajtohen ndryshe dy ideologjitë.

Republika Çeke, dikur pjesë e Çekosllovakisë komuniste dhe një anëtare e Bllokut Lindor të lidhur me sovjetikët, u bë e pavarur në vitin 1993 pas Revolucionit të Kadifenjtë të vitit 1989. Presidenti i saj aktual, Petr Pavel, iu referua anëtarësimit të tij të mëparshëm në Partinë Komuniste si një gabim.