
30 mjete ujore janë bllokuar nga policia kufitare gjatë një operacioni përgjatë vijës bregdetare ku janë kontrolluar 431 mjete lundruese. Nga 30 mjetet e bllokuara 18 janë jet ski, 7 skafe, 3 gomone e 3 varka metalike.
Sipas policisë, 12 prej mjeteve të bllokuara po lundronin brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit janë ndëshkuar me masë administrative prej 100,000 lekësh secili
Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit operacion, në 7 raste emergjente nga Ksamili në Velipojë, 13 shtetas shqiptarë dhe të huaj janë shpëtuar në det nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, për shkak të dallgëve të forta ose defekteve në mjetet e tyre.