Vendosni fjalën kyçe....

Iraku nis operacion sigurie pas valës së sulmeve me dronë



Pas tre javësh sulmesh me dronë që kanë shënjestruar baza ushtarake dhe objekte të energjisë në Irak dhe rajonin autonom të Kurdistanit, autoritetet irakiane kanë nisur një operacion sigurie në provincat Nineveh dhe Salahaddin, përcjell Jerusalem Post.

Sulmet nisën më 24 qershor me objektiva radarësh ushtarakë dhe më pas u zgjeruan në fushat naftës dhe gazit, përfshirë zonat pranë Dohukut dhe Erbilit. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i kanë dënuar publikisht këto veprime.

Zyrtarët kurdë akuzojnë milicitë e Forcave të Mobilizimit Popullor (PMF), të lidhura me Iranin, si përgjegjëse për sulmet. Megjithatë, qeveria në Bagdad nuk ka fajësuar drejtpërdrejt asnjë palë, ndërkohë që PMF është pjesë e forcave që po marrin pjesë në operacionin “kundër autorëve të sulmeve”.

Media kurde Rudaw thekson se operacioni është kryer në koordinim me PMF, gjë që ngre pikëpyetje mbi seriozitetin e nismës, duke e krahasuar me “bashkëpunim me të njëjtët autorë të dyshuar për sulmet”.