Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja izraelite falënderon Spiropalin për takimin me babain e një pengu izraelit


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka falënderuar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, për pritjen e Alon Nimrodit, babait të Tamir Nimrodit, një prej pengjeve izraelite që mbahet nga Hamasi prej më shumë se 650 ditësh.

Në një postim në platformën X, ambasadorja Peleg shkruan:

“Faleminderit znj. Kryetare @elisaspiropali për takimin me Alon Nimrodi, babain e Tamirit që mbahet peng nga terroristët e Hamasit prej 651 ditësh. Qasja juaj njerëzore dhe profesionale i dha atij shpresë se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë për kthimin në shtëpi të djalit të tij dhe të gjithë pengjeve.”

Gjestin e Spiropalit, ambasadorja Peleg, e cilësoi si një sinjal të qartë të solidaritetit human që Shqipëria ofron në këtë çështje tragjike për shumë familje izraelite.