Vendosni fjalën kyçe....

Prangosen dy shoferë në Durrës, gjobiten me nga 100 mijë lekë dy të tjerë në Elbasan


Dy drejtues mjatesh janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se kanë plagosur dy qytetarë në dy aksidente të ndodhura ditën e djeshme.

Në pranga ka rënë një 22-vjeçar me iniciale I. M., banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. Gj., 74 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Shtetasi S. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga ka rënë dhe një shtetas me iniciale B. U., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Ndërkohë në Elbasan, janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja dy drejtues mjetesh të cilët kanë kryer pararakalim të gabuar në rrugën Librazhd-Qafë Thanë.