
Një aktivist i partisë Shqipëria Bëhet të Adriak Lapajt ka kërcënuar rëndë kreun e Nisma Thurje Endri Shabani, me të cilin ishin në koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 majit.
Në një material audio të publikuar nga emisioni Piranjat, aktivisti ka telefonuar Shabanin dhe me një fjalor kërcënues e me fjalë të rënda ka sharë kreun e Nisma Thurje, ndërsa ka kërcënuar edhe dajën e këtij të fundit, Zeqir Kordhoni, lidhur me mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni Nisma Shqipëri Bëhet në zgjedhjet e 11 majit.
“O Endri, më dëgjo. Dole shumë i pabesë. Po ta thotë shoku jot këtu, dole shumë i pabesë. Do të të kushtojë rëndë kjo. Do të të kushtojë jashtë mase rëndë. Ne nuk do ta lëmë kurrë, po kurrë Adriatikun vetëm. Kurrë. Adriatiku mbrapa ka një ushtri të tërë. Dakord. Po ti, me ato nën rrogozet e tua, bashkë me ato dajo pi**motrën që do ta gjej, s’ka ku në pi** të motrës ku të vejë. Ke bërë gabim të rëndë shumë. Të futëm në gjirin tonë, të futëm në gjirin tonë s’e besuam por dolët shumë të pabesë. Do shihemi së shpejti. Dajua s’ka ku në pi** të motrës të futet një herë. Dajua do ta paguajë shumë shtrënjtë. Do t’i q*het motra. Do shikosh ti.” – dëgjohet në materialin audio.
Nuk dihet saktësisht se kur është bërë telefonata kërcënuese, të cilën e ka cekur edhe Shabani në një postim tijin në rrjetet sociale.
Ndërsa Lapaj e Shabani dhanë mesazhe të fuqishme parazgjedhore kundër politikës së vjetër dhe se kishin hyrë në politikë jo për t’u bërë deputetë personalisht po për të shjpëteuar popullin nga zgjedhja e partive të vjetra, dyshja është përplasur ashpër me akuza e kundërauza për mandatin e vetëm që mori koalicioni në zgjedhjet e 11 maji.
Para zgjedhjeve, Lapaj e Shabani vunë familjarët e tyre në listat e mbyllura me Lapajn që deklaronte se nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat., ai nuk do hynte në parlament…po kjo ishte para zgjedhjeve.
Pas 11 majit, Lapaj është përplasur me Shabanin për mandatin e vetëm të fituar. Deri sot pasdite, ai është pretenduar ngë Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit duke ia hequr atë nga duart Lapajt e duke bërë që të shahen keqazi me dikur aletin, Endri Shabani.
Megjithatë sot pasdite, Kleana Xhuveli, e cila renditej sipër Kordhonit në listat e mbyllura, ka deklaruar se do ta marrë mandatin e deputetit, duke I dërguar një letër KQZ-së.
Megjithatë gjithçka mbetet e hapur, pasi në listën e mbyllur përpara Xhuvelit janë dhe tre emra të tjerë, të përzgjedhur nga Lapaj e Shabani, që mund të ndërrojnë mendje e të pretendojnë mandatin. Më e favorizuara është 60 vjeçarja Ana Dajko, një emër po ashtu i vendosur nga Lapaj, e cila është e para e listës.
