
Një shpërthim me tritol ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në dyert e një lokali në rrugën e Durrësit në Tiranë.
Lokali ndaj të cilit është vënë lënda plasëse është në pronësi të një personi me iniciale A.S. Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale.
Njoftimi
“Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”