
Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Sarandë.
Të plagosurit janë 32-vjeçari Gëzim Hoxhaj dhe 24-vjeçari Ernest Lama. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit bregdetar, pranë stadiumit, ku të
Identiteti I të plagosurve dhe dinamika e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.
Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Sarandës, dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë aty do nisen drejt Traumës në Tiranë.
Njoftimi
“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”