
Presidenti amerikan Trump tha se Coca-Cola kishte rënë dakord të përdorte sheqer kallami në prodhimin e pijes karakteristike të kompanisë, në atë që do përfaqësonte një ndryshim të madh nga përdorimi i shurupit të misrit me fruktozë të lartë si ëmbëlsues në SHBA.
Në një postim në mediat sociale të mërkurën, Trump tha se kishte folur me Coca-Cola-n rreth “përdorimit të sheqerit të kallami në Coca-Cola në SHBA, dhe ata kanë rënë dakord ta bëjnë këtë”. Ai e përshëndeti atë si një “veprim të mirë” nga kompania. Kompania nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment ose nuk postoi ndonjë deklaratë publike, shkruan FT.
Coca-Cola e prodhuar në SHBA përdor shurup misri me fruktozë të lartë, një ëmbëlsues polemizues i bërë nga niseshteja e misrit që është fajësuar për diabetin, shtimin në peshë dhe sëmundje të tjera kur konsumohet në sasi të mëdha. Megjithatë, prodhimet e saj në Meksikë përdorin sheqer kallami, gjë që ka bërë që Coca-Cola meksikane të jetë më e parapëlqyer nga konsumatorët. Coca-Cola përdori sheqer kallami në prodhimin amerikan deri në vitet 1980 dhe vijon ta përdorë atë në shumicën e shisheve të huaja.
Ky veprim përfaqëson një pjesë të një goditjeje më të gjerë nga Shtëpia e Bardhë dhe sekretari i shëndetësisë Robert F Kennedy Jr mbi përbërësit shumë të përpunuar në ushqim. Më herët këtë javë, administrata Trump njoftoi se dhjetëra kompani akulloresh, që përfaqësojnë më shumë se 90 përqind të vëllimit të akullores së shitur në SHBA, ishin zotuar të ndalonin përdorimin e ngjyruesve artificialë të çertifikuara në prodhimet e tyre të ngrira të qumështit.
https://www.ft.com/content/f3c7dc27-317f-4891-80e3-b00fd96a7910