Vendosni fjalën kyçe....

“Telefononi Putinin ose do goditeni rëndë” – Rutte kërcënon Kinën, Indinë e Brazilin


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar Indinë, Kinën dhe Brazilin për “pasoja” nëse vijojnë të bëjnë biznes me Rusinë.

Komenti i Rutte-s erdhi pas një takimi me senatorët amerikanë të martën, pas njoftimit të presidentit Trump për ofrimin e ndihmës së re ushtarake për Ukrainën dhe një kërcënimi për të vendosur tarifa dytësore 100% për blerësit e eksporteve ruse, nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda 50 ditëve.

“Inkurajimi im për këto tre vende, veçanërisht, është se nëse jetoni tani në Pekin, ose në Delhi, ose jeni Presidenti i Brazilit, mund të dëshironi ta shqyrtoni këtë, sepse kjo mund t’ju godasë shumë rëndë”, tha Rutte për Reuters.

“Prandaj, ju bëj thirrje të telefononi Vladimir Putinin dhe t’i tregoni se duhet ta marrë seriozisht çështjen e bisedimeve për paqe, sepse nëse jo, pasojat do të kenë një ndikim të madh në Brazil, Indi dhe Kinë”, shtoi ai.

Që nga viti 2022, India dhe Kina kanë rritur ndjeshëm blerjet e tyre të naftës nga Rusia. Në maj, Neë Delhi doli si blerësi i dytë më i madh i lëndëve djegëse ruse, me blerje të vlerësuara në total prej 4.9 miliardë dollarësh, nga të cilat nafta bruto përbënte rreth 72% të vlerës totale, sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.

SHBA-të dhe India janë të angazhuara në negociata për një marrëveshje tregtare dhe po garojnë për të përmbushur afatin e 1 gushtit të vendosur nga Trump, me qëllim shmangien e tarifave reciproke.

Paralajmërimi i Rutte-s i bën jehonë senatorit amerikan Lindsey Graham, i cili në qershor tha se po punonte për një projektligj për sanksione që e quajti një “shkatërrues bunkerësh ekonomik”, që synonte të tre vendet.

Diplomatët dhe zyrtarët indianë kanë folur me senatorin republikan që sponsorizoi projektligjin, i cili ka mbështetjen e Trump.

Që kur filloi mandatin e tij të dytë në janar, Trump ka lëshuar kërcënime të drejtpërdrejta ndaj BRICS dhe ka vendosur detyrime të reja mbi vendet që perceptohen të jenë të lidhura me bllokun.