Vendosni fjalën kyçe....

Rama i mahnitur nga aplikimet për Paketën e Maleve, fton shqiptarët: Hajdeni aplikoni e ndërtoni


Kryeministri Rama është mahnitur nga aplikimet për Paketën e Maleve teksa ka postuar një hartë të ngjyrosur me simbole të kuqe që tregojnë zonat ku është aplikuar.

Pak ditë pas prishjes së rreth 100 ndërtimeve në Theth, kreu i qeverisë njofton se për paketën në fjalë kanë aplikuar 787 persona në 5 ditë.

Ai fton të gjithë emigrantët që duan të investojnë në male a kodrat e vendit për agroturizëm, ferma a hotele, të aplikojnë për të ndërtuar me leje.

Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë. Të gjithë emigrantët posaçërisht, po edhe të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në mal a në zonat kodrinore të vendit, për një bujtinë, një agroturizëm, një hotel malor, një fermë apo një linjë agropërpunimi, janë të ftuar të aplikojnë dhe ndërtojnë ME LEJE, duke përfituar nga mbështetja e qeverisë dhe linja e kredisë së butë të Bankës së Shqipërisë.” – shkruan Rama.