Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në drejtimin e burgjeve dhe kontrolle blic


Janë bërë lëvizje në drejtimin e dy institucioneve të vuajtjes së dënimit në vend. Altin Ago është emëruar drejtor i burgut të sigurisë së lartë në Peqin, ndërsa Qazim Hoxha është caktuar në krye të burgut të Elbasanit.

Paralelisht, ditën e sotme janë zhvilluar kontrolle blic në të gjitha burgjet e vendit, ku janë kontrolluar jo vetëm sende të ndaluara, por edhe kartelat e takimeve të disa të dënuarve, raporton gazetarja Klodiana Lala.