Vendosni fjalën kyçe....

Michelle Obama fton Barack-un në podcastin-in e saj për të sqaruar thashethemet mbi divorcin


Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama më në fund kanë folur për gjendjen e martesës së tyre – pas muajsh spekulimesh se marrëdhënia e çiftit është në prag të përkeqësimit dhe në prag divorci.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, 63 vjeç, ishte i ftuar në podkastin e gruas së tij , të cilin ajo e bashkëprezanton me vëllain e saj Craig Robinson, me çiftin që nuk humbi kohë për të folur për thashethemet e ndarjes së tyre.

“Çfarë, ju pëlqen te njëri-tjetri?” – bëri shaka Robinson, përpara se Michelle të përgjigjej: “Oh po, thashethemet.”

“Ajo më pranoi përsëri!” – ndërhyri Obama , duke shtuar: “Për ca kohë ishte tërhiq e mos e këput.”

Ish-zonja e parë shtoi se ishte këndëshëm të ishte në të njëjtën dhomë me burrin e saj, duke i thënë me padurim vëllait të saj: “Kur nuk jemi, njerëzit mendojnë se jemi të divorcuar.”, shkruan Daily Mail.

Michelle më pas bëri një pranim të çiltër për marrëdhënien me burrin e saj prej gati 33 vitesh.

“Nuk ka pasur asnjë çast në martesën tonë ku kam menduar ta lë burrin tim”, tha ajo me pasion.

Michelle vijoi: “Dhe kemi pasur disa kohë vërtet të vështira. Pra, kemi pasur shumë kohë argëtuese, shumë aventura dhe unë jam bërë një person më i mirë për shkak të burrit me të cilin jam martuar.”

Çifti Obama është i martuar prej 33 vjetësh dhe kanë dy vajza, Malia, 26 vjeç, dhe Sasha, 24 vjeç. Gjatë muajve të fundit, ata janë përballur me thashetheme të vijueshme rreth statusit të tyre martesor.

Thashethemet u përhapën pas vendimit të saj për të mos marrë pjesë në funeralin e Jimmy Carter dhe në betimin e presidentit Donald Trump – me Michelle që këmbënguli se ishin vendime që i mori vetë.

Mungesa e saj në ngjarjet politike të profilit të lartë nxiti thashethemet për divorc, ashtu si edhe pranimi i ish-presidentit Obama në prill se ai ishte në një ‘deficit të thellë’ me gruan e tij.