Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite sulmon pallatin presidencial e Ministrinë e Mbrojtjes të Sirisë (Video)


Ushtria izraelite goditi hyrjen e kompleksit të selisë ushtarake dhe pallatin presidencial të qeverisë siriane në Damask, konfirmoi ushtria të mërkurën. Izraeli goditi kompleksin për herë të dytë më vonë të mërkurën pasdite, duke goditur gjithashtu Pallatin Presidencial të Damaskut, raportuan mediat lokale.

Disa oficerë u plagosën dhe u vranë në sulmet ndaj selisë ushtarake, sipas raportimeve lokale, përfshirë një komandant sektori dhe oficerë të tjerë përgjegjës për një pjesë të rajonit kufitar Siri-Jordani, dhe një oficer në forcën e artilerisë së Sirisë.

Seanca dëgjimore e kryeministrit Benjamin Netanyahu të mërkurën u ndërpre për shkak të sulmit të IDF-së ndaj objektivave të regjimit sirian. Dronët izraelitë thuhet se shënjestruan qytetin sirian të Sweides më parë, ku përleshjet midis trupave qeveritare siriane dhe luftëtarëve vendas Druze kanë rinisur, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA e Sirisë.

Pjesa më e madhe e Sëeidës është nën kontrollin e forcave Druze, dhe qyteti gjithashtu strehon një popullsi më të vogël të pakicave të krishtera dhe myslimane, shkruan Jerusalem Post.

IDF tha se do përforconte trupat e saj përgjatë kufirit sirian, ndërsa vijon të mbikëqyrë veprimet e qeverisë siriane  kundër civilëve Druze në Sirinë jugore pas një vlerësimi të gjendjes. Përleshjet shpërthyen të dielën midis forcave Druze dhe fiseve lokale beduine, të cilat janë myslimanë sunitë.

Forcat qeveritare siriane u vendosën në zonë dhe u përleshën me grupet e armatosura lokale. Të hënën, IDF goditi disa tanke të qeverisë siriane që po përparonin drejt Sweides, ndërsa forcat qeveritare morën kontrollin e të paktën një fshati Druze në zonë. Ministri izraelit i Mbrojtjes Katz deklaroi se Izraeli do mbronte komunitetin Druze.

Israel Katz tha të mërkurën se Izraeli do përshkallëzonte nivelin e sulmeve ndaj regjimit sirian nëse ata nuk tërhiqen së shpejti nga Sweida.

Katz dhe Netanyahu më parë udhëzuan IDF-në të përgatitej për të mbrojtur Druzët në Siri, që në mars, pasi shpërthyen përleshjet në Jaramana, një qytet në periferi të Damaskut, midis forcave lokale Druze dhe regjimit sirian.

“Ne nuk do lejojmë që regjimi terrorist i islamit radikal në Siri t’i dëmtojë druzët”, thanë Netanyahu dhe Katz në një deklaratë.

“Nëse regjimi i dëmton druzët, ne do e dëmtojmë atë. Ne jemi të përkushtuar ndaj vëllezërve tanë druzë në Izrael për të bërë gjithçka për të parandaluar dëmtimin e vëllezërve të tyre druzë në Siri dhe do ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur sigurinë e tyre.”