
Në kuadër të urdhrit të kryeministrit Edi Rama për rifreskim dhe riorganizim të thelluar të administratës vendore, po vijon procesi i dorëheqjeve masive në disa bashki të vendit.
Në Bashkinë Belsh dhe Prrenjas janë larguar disa administratorë dhe drejtorë, ndërsa valë dorëheqjesh ka përfshirë edhe qytete të tjera si Peqin, Cërrik, Gramsh, Librazhd dhe Elbasan.
Në Bashkinë Vau Dejës, pas mbledhjes urgjente të kryetarit Kristian Shkreli, të gjithë drejtuesit e lartë, përfshirë nënkryetarët dhe administratorët, kanë dhënë dorëheqjen.
Gjithashtu, në Sarandë është regjistruar një valë dorëheqjesh nga të gjithë nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e bashkisë.
Në Librazhd, administratorët e njësive administrative dhe nënkryetarët kanë lënë detyrat, duke lënë vakante këto pozicione.
Në Bashkinë e Delvinës, është regjistruar një dorëheqje e plotë e strukturës drejtuese, ku nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur zyrtarisht largimin e tyre nga detyra.
Kanë nisur dorëheqjet dhe shkarkimet e para në qarkun e Kukësit.
Janë liruar nga detyra 14 administratorë të njësive administrative si dhe 2 nënkryetarët e bashkisë, Agron Nuredinaj dhe Vladimir Spahiu.
Edhe në Dibër 35 administrator të njësive administrative të katër bashkive kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë.
Një ditë më parë kryetarët e bashkive Dibër, Bulqizë, Mat e Klos kanë zhvilluar mbledhje me të gjithë adminstratorët ku u kanë komunikuar atyre urdhërin e kryeministrit Rama.
Nga ana tjeter kryetari i Bashkisë Finiq, Romeo Çakuli, me një ton ironik tha: “Do i shkarkoj të gjithë drejtorët dhe do i marr përsëri në punë pas një jave,” duke shprehur rezerva për mënyrën e shkarkimeve kolektive. Në Bashkinë e Finiqit ende nuk është kërkuar asnjë dorëheqje.
Ndërsa në Bashkinë e Konispolit, kryetari Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, duke u shprehur se “drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë.” Për këtë, Rama i tha: “Jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon.”
Sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, emërimi i administratorëve dhe nënkryetarëve bëhet nga kryetari i bashkisë, dhe tani ftohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë për këto pozicione.
Ka vijuar me ritme të kënaqshme fushata e dorëheqjeve në bashkitë e vendit.
Nuk është ndalur dje e sot, madje ka vijuar me ritme të larta fushata e dorëheqjeve në njësitë administrative të vendit. Së fundmi janë dorëhequr administratorët e njësive Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.
Në qarukn e Dibrës janë dorëhequr 35 drejtues të njësive administrative të katër bashkive, Peshkopi, Burrel, Bulqizë e Klos.
Një ditë më parë, krerët e bashkië përkatëse janë takuar me administratorët duke u përcjellë urdhin e kryeministrit Rama për shkarkimin e të gjithë administratorëve që kanë më shumë se tre vjet në detyrë.
Në Bashkinë Dibër janë 15 administratorë që kanë dhënë dorëheqjen, në Bulqizë 8 administratorë, në Mat 8 administrator dhe në Klos 4 administratorë.
Po ashtu, këtë të martë kanë paraqitur dorëheqjen edhe zv/kryetarët e bashkive.
Në Bashkinë Mat është paraqitur dorëheqja e një zv/kryetari, po aq edhe në Klos.
Ndërsa në Bulqizë e Dibër janë dorëhequr 4 zv/kryetarë, respektivisht nga dy për secilën bashki.
Largimi nga detyra nëpërmjet detyrimit të dhënies së dorëheqjes bëhet për të shmangur pasojat ekonomike që mund të vijnë nëse administratorët padisin në gjykatë pushtetin vendor. Sakaq, dorëheqje ju është kërkuar edhe drejtorëve të drejtorive të cilët pritet t’i paraqesin në një moment të dytë.