
Për të 47-ën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, duke e zgjatur ngërçin politik që po vazhdon prej më shumë se tre muajsh.
Seanca e 15 korrikut përfundoi pa rezultat, pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan të propozonin anëtarët e komisionit për organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ata e cilësojnë këtë procedurë si antikushtetuese, ndërsa Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të shkurtit, këmbëngul se procesi është në përputhje me ligjin dhe kërkon zhbllokimin e situatës.