Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 55-vjeçari në Cërrik për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, policia lëshon urdhër mbrojtjeje


Policia e Cërrikut ka arrestuar mbrëmjen e së martës shtetasin Kastriot Omeri, 55 vjeç, banues në lagjen Malasej, pas një denoncimi për dhunë në familje.

Sipas autoriteteve, Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Anita Toska, 51 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në oborrin e banesës së viktimës, në lagjen nr. 2 të qytetit të Cërrikut.

Burimet policore bëjnë me dije se dhuna dyshohet të jetë shkaktuar për motive të dobëta. Pas denoncimit, policia ka vepruar menjëherë duke lëshuar një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas dhe arrestuar autorin.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në vijim.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo formë dhune në familje, duke siguruar se rastet do të trajtohen me seriozitet dhe me masa të menjëhershme mbrojtjeje për viktimat.