Vendosni fjalën kyçe....

“U prishën 100 ngrehina pa leje, Rilinda Urbane 2 domosdoshmëri për Shqipërinë 2030 në BE” – Rama


Rilindja Urbane 2 është domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE shkruan Rama teksa ka njoftuar rezultatet e operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Kryeministri shkruan se gjatë ndërhyrjes janë prishur rreth 100 ndërtime pa leje të cilat ishin ngritur në shkelje e dhunim të skajshëm të ligjit për zonate mbrojtura.

Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot. Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale. Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE.” – shkruan Rama në Facebook.