Vendosni fjalën kyçe....

Trump pas takimit me kreun e NATO-s: Jemi shumë të pakënaqur me Rusinë


Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është “shumë, shumë i pakënaqur” me Rusinë dhe u shpreh i “zhgënjyer” nga presidenti Vladimir Putin, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Trump paralajmëroi vendosjen e tarifave dytësore “shumë të ashpra” prej 100% ndaj Rusisë, nëse brenda 50 ditëve nuk arrihet një marrëveshje për armëpushim me Ukrainën, sipas BBC.

Ndërkohë, në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky tha se kishte zhvilluar bisedime “produktive” me të dërguarin amerikan Keith Kellogg në Kiev, duke diskutuar hapat praktikë për të afruar paqen, përfshirë forcimin e mbrojtjes ajrore dhe sanksione të reja kundër Rusisë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se është “shumë e rëndësishme” që bisedimet për Ukrainën të vazhdojnë.