
GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-shefit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, për zëvendësimin e masës së sigurisë me arrest shtëpie, për arsye shëndetësore. BW raporton se Zeka është rrëzuar në burg dhe ka pësuar dëmtime në legen, duke kërkuar trajtim mjekësor në kushte më të lehta.
Ai u arrestua tre muaj më parë me urdhër të SPAK, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë, për korrupsion.