
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtues të bashkive, për të diskutuar mbi problematikat e evidentuara në terren. Takimi, që u mbajt në një nga hotelet e kryeqytetit, pason një mbledhje të ngjashme dy javë më parë, ku Rama u kishte kërkuar deputetëve të zbrisnin në terren dhe të dëgjonin qytetarët.
Duke iu referuar situatës në Theth, Rama u shpreh se nuk po goditen “të shkretët”, por individë që kanë ndërtuar në shkelje të ligjit, për qëllime përfitimi dhe jo banimi. Sipas tij, “Thethi nuk është një vend për të futur kokën, por është kartolina e Shqipërisë”, ndërsa shtoi se janë goditur 40 subjekte që kanë pasur më shumë se një objekt ndërtimi.
Kryeministri i bëri thirrje KLP-së që të marrë masa për zonjën Gjeli, ndërsa theksoi se shteti nuk mund të amnistojë shkelësit e ligjit.
“Ka një teori për të keqardhur keq se kush e ka fajin, duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që tia lënë fajin strukturave të shtetit.
Kemi njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe nga ana tjetër kemi një shtet që i la ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe u kujtua ti godasin. Nuk janë disa të shkretë, por disa individë që janë ngritur deri atje, një pjesë nuk janë banorë, Bëhet fjalë për individë që nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë. Policia po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit, që është kartolina e njohur, Bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëllime fitimi. Nuk di të ketë ndonjë teori që amniston shkelësin e ligjit.
Struktura kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi, mbetet për të parë se cfarë përgjegjësie do të marrë KLP në lidhje me zonjën Gjeli.
Dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte se kanë pasur më shumë se 1 ngrehinë, por nga 2 dhe 3. Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh, prokuroria s’ka marrë hetime.”