
Në një intervistë të posaçme për një dokumentar kushtuar bektashizmit, Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se mikroshteti bektashi, i shpallur më herët në Kombet e Bashkuara, do të ngrihet në territorin aktual të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në Tiranë.
Sipas Ramës, bëhet fjalë për një sipërfaqe të vogël, prej pak hektarësh, të cilën komuniteti bektashi e zotëron prej kohësh dhe ku ndodhet selia e tyre qëndrore.
“Për Shqipërinë, kjo është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin bektashi është një garanci për ekzistencën dhe vazhdimësinë e tij,” – deklaroi Kryeministri.
Mikroshteti, që do të ketë status simbolik dhe shpirtëror, do të vendoset në periferi të Parkut të Madh të Tiranës, aty ku ndodhet prej dekadash edhe epiqendra botërore e bektashinjve.
Kreu shpirtëror i këtij komuniteti, Baba Mondi, e cilësoi nismën si një akt historik:
“Ne jemi për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë. Shqipëria është shtëpia jonë, dhe Kryegjyshata është tempulli ynë.”
Sipas dokumentarit të realizuar nga fotoreporteri britanik Robert Hackman dhe Dritare TV, ky do të jetë mikroshteti më i vogël në botë, me një funksion të theksuar shpirtëror dhe kulturor, i cili do të shërbejë si qendër ndërkombëtare pelegrinazhi