Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni “Koordinata” në Shkodër, asgjësohen 2943 bimë kanabis, procedohen dy roje pyjesh



Policia e Shkodrës ka finalizuar një tjetër fazë të
operacionit të koduar “Koordinata”, ku janë asgjësuar 2943 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa, të mbjella në zona të thella malore të qarkut.

Kontrollet janë zhvilluar në bashkëpunim me strukturat e tjera të rendit dhe kanë përfshirë zonat Pult dhe Shosh (735 bimë), Kastrat dhe Gruemirë (1631 bimë), Temal dhe Shllak (139 bimë), si dhe Luf-Qerret dhe Gjegjan (438 bimë).

Si rezultat i hetimeve paraprake, dy punonjës të sektorëve të pyjeve dhe zonave të mbrojtura janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Ata janë identifikuar si:

  • V. P., roje pyjesh

  • A. K., roje në zonat e mbrojtura

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Shkodrës po vijon kontrollet intensive me qëllim parandalimin, goditjen dhe dokumentimin e çdo rasti të kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike, ndërsa operacioni “Koordinata” do të vijojë në ditët në vijim në të gjithë territorin e qarkut.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë dhe të denoncojnë çdo aktivitet të paligjshëm që cenon sigurinë mjedisore dhe rendin publik.