
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy shtetas, të dyshuar se kanë kanosur dhe goditur fizikisht një 60-vjeçar, për motive të dobëta.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e shpallur në kërkim janë A. T., 50 vjeç, dhe F. A., 25 vjeç, banues në Shkodër. Ata dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim për të ushtruar dhunë ndaj shtetasit Z. Rr., 60 vjeç.
Ngjarja është duke u hetuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.