
Një 81-vjeçar është gjetur pa shenje jete në apartamentin e tij në Tiranë.
Viktima me iniciale R.Gj. është gjetur nga i biri rreth orës 8 të mbrëmjes.
Sipas policisë, dyshohet se i moshuari ëshë vetëvrarë me mjet prerës.
“Më datë 13.07.2025, rreth orës 20:05, në rrugën “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja jete babain e tij, shtetasin R. Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.