
Çelsi ka shpartalluar PSG-në 3-0 në finalen e botërorit të klubeve duke fituar trofeun e rëndësishëm.
Ekipi londinez shpartalloi kampionen në fuqi të Evropës me një tregolësh të shënuar që në pjesën e parë.
Golat për klubin anglez u shënuan nga Cole Palmer dhe Joao Pedro. Të besuarit e trajnerit Enrique u treguan të pafuqishëm duke mos qenë në gjendje të reagojnë.
Megjithatë duke pasur parasysh një sezon tejet të ngarkuar, humbja sot mund të jetë e kuptueshme.