
Pasditen e sotme, situata në zonën turistike të Thethit u tensionua rëndë, pasi forca të shumta policore dhe inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) ndërhynë për të prishur disa ndërtime që konsiderohen pa leje.
Në qendër të aksionit janë banesat e familjes Koçeku, të cilët u paralajmëruan vetëm një ditë më parë për lirimin e ambienteve.
Pamjet e përplasjes tregojnë momente të dhimbshme dhe të rënda, ku nuk munguan përplasjet fizike midis banorëve dhe forcave të rendit.
Një nga momentet më tronditëse ishte kur një qytetar me aftësi të kufizuara, i cili lëviz me proteza pasi i mungojnë këmbët, tentoi të kalojë kordonin policor. Në vend të ndihmës, ai u përball me dhunë brutale nga disa efektivë, të cilët e rrëzuan dhe e shtynë me forcë në mënyrë çnjerëzore.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në komunitet dhe ka ngritur shqetësime për mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit në këtë aksion.
View this post on Instagram