
Hamas ka rënë dakord të zgjasë zonën neutrale përgjatë kufirit mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, në një distancë që varion nga 700 metra deri në 1 kilometër, ku do të ruhet prania e ushtrisë izraelite (IDF), përcjell Open Source duke cituar Al Jazeera.
Megjithatë, Izraeli vazhdon të kërkojë një zonë tampon më të gjerë, veçanërisht në zonën e Rafahut, ku kërkesa zyrtare është për një zonë 2–3 kilometra të gjerë, ndërsa në pjesët e tjera të kufirit me Gazën kërkon një zonë 1–2 kilometra.
Ky zhvillim vjen në kuadër të diskutimeve në vazhdim për ndalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe garantimin e sigurisë së kufirit jugor të Izraelit.