
Shefi i Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema, është rikonfirmuar në detyrë pas përfundimit të një konkursi të hapur nga Policia e Shtetit për pozicione drejtuese në disa komisariate dhe drejtori vendore.
Shefi i Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema, ka marrë 73 pikë në konkursin e hapur nga Policia e Shtetit për drejtimin e këtij komisariati.
Me këtë rezultat, emri i Demës është propozuar për konfirmim dhe i është dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, për vendimmarrjen përfundimtare. Përparim Dema e ka drejtuar prej vitesh Komisariatin e Rinasit dhe vijon të mbetet një prej kandidatëve kryesorë për një mandat të ri.