
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në Parkun Kombëtar të Lurës, në qarkun e Dibrës, duke rrezikuar zonën natyrore pranë Liqenit të Luleve.
Përhapja e flakëve po ndihmohet nga erërat e forta dhe terreni i thyer malor, çka po vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen nga toka.
Ekipet zjarrfikëse janë në vendngjarje, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri me helikopter për të lokalizuar dhe shuar vatrat e zjarrit.