Vendosni fjalën kyçe....

Plas grushti në parlamentin e Armenisë (Video)


Një përplasje e ashpër fizike shpërtheu sot në parlamentin e Armenisë. Deputetët u përplasën me njëri-tjetrin dhe më pas më punonjësit e sigurisë në sallë gjatë një seancë tejet të tensionuar ku po diskutohej çështja e imunitetit të një deputeti të opozitës.

Incidenti ndodhi ndërsa ligjvënësi i opozitës Artur Sarkisyan u përpoq të largohej nga salla pas fjalimit të tij, raporton caliber.az, duke cituar mediat armene.

Sipas Kristine Vardanyan, një deputete nga fraksioni opozitar i Armenisë, Sarkisyan u sulmua nga pas nga Vahe Galumyan, një anëtar i partisë në pushtet.

Përplasja ndodhi mes debatit të nxehtë mbi një mocion për t’i hequr Sarkisyan imunitetin parlamentar. Autoritetet e akuzojnë atë për përfshirje në planifikimin e një grushti shteti të armatosur, një akuzë që ai e mohon.