Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje me banorët në Theth gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje



Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe autoriteteve.

Gjatë nisjes së operacionit, banorët kanë kundërshtuar me forcë ndërhyrjen, duke deklaruar se po mbrojnë pronat e tyre. Në pamjet filmike të publikuara nga mediat, shihen përplasje fizike dhe debate të ashpra me efektivët e policisë që shoqëronin aksionin.

Banorët këmbëngulin se ndodhen në truallin e tyre dhe se ndërhyrja është e padrejtë, ndërsa autoritetet kanë theksuar se veprimet janë në përputhje me ligjin për ndërtimet pa leje.

Aksioni vijon nën masa të shtuara sigurie dhe pritet të zgjasë edhe në ditët në vijim.