
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj pas seancës së zhvilluar ditën e sotme.
Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO, duke rrëzuar rekursin e Veliajt, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit si i dyshuar për korrupsion, pastrim të parave, fshehje të pasurisë dhe futje të paligjshme të sendeve në ambientet e burgut.
Rekursi u shqyrtua në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe vendimi u mor nga treshja e gjyqtarëve me relatore Albana Boksi, ndërsa anëtarë Medi Bici dhe Sokol Binaj.