Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Salianji pas lirimit nga burgu: Kam vuajtur një dënim politik për denoncimin e një trafikanti droge



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u shfaq sot në një konferencë për mediat nga selia blu, vetëm pak orë pas lirimit nga burgu. Ai deklaroi se dënimi i tij ishte politik dhe i lidhur drejtpërdrejt me një denoncim që bëri ndaj një trafikanti droge, i cili më pas u dorëzua në Itali.

Kam bërë burg politik. Kam kryer një dënim për një kallëzim që nuk ekziston. Nuk ka patur asnjë akuzë për vjedhje, korrupsion apo ndonjë tjetër, por thjesht për qëllimin që të rrëzoja qeverinë,” tha Salianji, duke shtuar se qëllimi ishte izolimi i tij politik përpara zgjedhjeve.

Ai akuzoi qeverinë se ka ndërtuar pushtetin mbi lidhje kriminale dhe se rasti i tij është shembull i asaj që e cilësoi si regres të demokracisë në Shqipëri.

Denoncimi im ka zbuluar lidhjet kriminale të qeverisë. Nuk pati përfitim për vendin, por vetëm një goditje ndaj demokracisë. Ky është një precedent i rrezikshëm, ku vullneti i një individi vendos mbi çdo institucion dhe ligj,” u shpreh Salianji.

Sipas tij, sakrifica që ka bërë është në funksion të interesit publik dhe denoncimi ka qenë një akt qytetar për të nxjerrë në dritë të vërtetën për krimin dhe pushtetin.