Vendosni fjalën kyçe....

Me kallashnikov dhe municion luftarak në banesën e tij, kapet 53-vjeçari në Kukës


 

Një 53-vjeçar nga fshati Lusen është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kukësit pasi u kap me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesën e tij.

Prangosja e tij u be në kuadër të operacionit policor, të koduar “Arka”,  për goditjen e paligjshmërisë dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatike kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat Policia i sekuestroi si prova materiale.

 

Njoftimi:

Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Arka”.

Posendonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Sekuestrohen arma dhe municioni.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.