
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:22, është raportuar një zjarr në një transformator elektrik në fshatin Kakoz të Gjirokastrës. Menjëherë është dërguar në terren një automjet zjarrfikës me tre efektivë, shkruan TopChannel.
Gjatë rrugës, ekipi ka konstatuar një tjetër vatër zjarri në fshatin Valarë, në zonën e quajtur “Stallat”, pranë një tjetër kabine elektrike. Për pasojë, në ndihmë është dërguar edhe një mjet i dytë zjarrfikës me tre efektivë të tjerë.
Të dy vatrat janë neutralizuar në kohë, pa shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe pa rrezik për banorët e zonës.