Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Fierit lë në burg drejtuesit e Bankers Petroleum


Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtuesin aktual të Bankers, shtetasin kinez Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtuesin Leonidha Çobo, pas një seance që zgjati mbi 8 orë.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Gladiola Bregu dhe përfshin gjithashtu masa sigurie për shtatë zyrtarë të tjerë të kompanisë, të cilët janë pjesë e sektorit financiar dhe juridik.

Të gjithë të pandehurit mohuan akuzat dhe u deklaruan të pafajshëm.

Në mbrojtjen e tij, Çobo rikujtoi se më parë ishte hetuar nga Prokuroria e Fierit për të njëjtën periudhë kur drejtonte Bankers dhe se çështja ishte pushuar me vendim të konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, përfshirë Gjykatën e Lartë.