Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 50-vjeçari në Karbunarë, sekuestrohen armë dhe municion luftarak në banesë



Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Strike”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin Vladimir Çela, 50 vjeç, banues në Karbunarë, për posedim të paligjshëm të armëve dhe municionit luftarak.

Kontrolli i befasishëm në banesën e tij u organizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, që treguan se shtetasi Çela mbante armë pa leje.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestronte si prova materiale:

  • 1 armë zjarri pistoletë,

  • 1 armë zjarri kallashnikov,

  • 1 armë gjahu çifte,

  • 3 krëhëra me fishekë,

  • Dhjetra fishekë luftarakë.

Pas arrestimit, materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për hetime dhe veprime të mëtejshme ligjore.