Vendosni fjalën kyçe....

Avokatët e Mediut: Çështja “Gërdeci” ndaj tij duhet të pezullohet


Gjykata e Posaçme shtyu për në 6 maj seancën ndaj Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”. 

Pas seancës së sotme avokatët e Mediut kërkuan pezullimin e çështjes.

Sipas avokatëve, Fatmir Mediu nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.

Ai ka të drejtë të jetë i barabartë para ligjit. Kanë kaluar 12 vjet nga fakti penal ndaj zoti Mediu nuk mund të merret i pandehur. Çështja është parashkruar”.

“Pas gati 2 vjetësh hetime të reja të SPAK-ut, që prodhuan zero rezultat, çështja është e pamundur për të vijuar më tej për shkak të parashkrimit”, tha avokati Ardian Visha.