
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar pikën doganore Morinë–Vërmicë si një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, që ka ndikuar ndjeshëm në lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve dhe në reduktimin e kohës së zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.
Postimi:
Dogana Morinë – Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit
Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eleminuar çdo vonesë.
Gjatë periudhës Janar-Maj 2025 kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete