Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në landillin e Elbasanit/ Tabaku në Kuvend: Ministri i Financave të japë llogari përse vijon të paguajë para për inceneratorët


Ka nisur seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë në Kuvend, e cila u shoqërua me tensione pas kërkesës së opozitës për të debatuar mbi zjarrin në landfillin e Elbasanit dhe çështjen e inceneratorëve.

Deputetja Zheni Gjergji dhe më pas Jorida Tabaku kërkuan që Kuvendi të mbajë përgjegjësi për situatën e rëndë mjedisore në Elbasan dhe të kërkohet llogari nga Ministria e Financave për pagesat që vijojnë ndaj inceneratorëve, pavarësisht se ato nuk funksionojnë.

Tabaku: Kërkoj një debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan. E nevojshme që hetimi për 430 mln eurosh korruptiv i incenetarorëve, të vijojë diskutimin, duke qenë se çështja nuk është mbyllur. Asnjë nga inceneratorët nuk punon dhe Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi, Ministri i Financave duhet të japë llogari përse vijon të paguajë para për inceneratorët.

Spiropali: Bëni kërkesa sipas rregullores, jo duke u ngritur këtu e të bëni propagandës e radhës.