Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti tragjik i merr jetën yllit të Liverpulit dhe të vëllait


Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota, vdes në një aksident me makinë në Spanjë, në moshën 28-vjeçare.

Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota dhe i vëllai humbën jetën në një aksident tragjik me makinë në Spanjë.

Përplasja ndodhi pranë Zamorës në Spanjën veriperëndimore ndërsa makina “Lamborghini” me të cilën udhëtonin 28-vjeccari dhe i vëllai doli nga rruga.

Goma e Lamborghinit besohet se të ketë plasur gjatë një parakalimi në autostradën A-52 rreth 100 kilometra në perëndim të qytetit historik të Valladolid. Makina doli nga rruga, u rrokullis dhe më pas shpërtheu në flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan CNN.

Jota, i cili fitoi titullin e Premier League me Liverpoolin sezonin e kaluar dhe luajti për ekipin kombëtar të Portugalisë, u martua me Rute Cardoso dy javë më parë. Çifti ka tre fëmijë së bashku.

“Federata Portugeze e Futbollit dhe i gjithë futbolli portugez janë tejet të tronditur nga vdekja e Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andres Silva këtë mëngjes në Spanjë”, tha federata në një deklaratë.