Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna jashtë klubit të natës në Çikago, 3 viktima e 16 të plagosur (Video)


Tre persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri jashtë një klubi nate në Çikago të mërkurën në mbrëmje, raportoi CBS Chicago, duke cituar autoritetet.

Policia tha se të shtënat erdhën nga një makinë jashtë klubit të natës “Artis Restaurant and Lounge” në lagjen Near North Side të Windy City.

Një grup personash po largohej nga lokali pas një feste për hedhjen në treg të albumit të reperit nga Çikago, Mello Buckzz.

Reperi reklamoi se ngjarja po mbahej në një “vend privat”, shkruan NY Post.