Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti zhvillon sot seancën e fundit të legjislaturës së 10-të


Parlamenti zhvillon sot seancën e fundit të legjislaturës së 10-të. Në rend dite janë disa projektligje, përfshirë Strategjinë kundër Ndërhyrjeve të Huaja, ndryshimet në buxhetin 2025 dhe raporti i Integrimit Europian. Pritet debat edhe për zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i cilëson farsë. 

Seanca nis në orën 10:00 dhe krahas rendit të ditës, diskutime pritet të ketë edhe për zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i ka cilësuar si farsë elektorale.

Pas kësaj seance, Kuvendi nuk do të miratojë më ligje deri në shtator.

AXHENDA:

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 26.6.2025.

2. Njoftime.

3. Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

4. Akti normativ nr. 6 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025″”, i ndryshuar.

5. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.

6. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.

7. Projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.

8. Projektligji “Për markat tregtare”.

9. Projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”.

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

11. Projektligji “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

12. Projektligji “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.

13. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Рër investimet e huaja”, i ndryshuar.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.