Vendosni fjalën kyçe....

“Situata është më keq se në Afrikë”- Zjarri në landifillin e Elbasanit, Vasili: Qeveri plehrash, inceneratorët nuk funksionojnë


Deputeti Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për dështim të plotë në menaxhimin e mbetjeve dhe duke e cilësuar si një “qeveri plehrash”. Ai denoncoi mungesën e funksionimit të inceneratorëve dhe shpenzimet marramendëse për projekte që, sipas tij, nuk ekzistojnë fare.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Vasili thekson se inceneratorët ishin një mashtrim dhe një skemë korrupsioni, ndërsa situata aktuale me djegien e mbetjeve në qytete si Vlora, Elbasani dhe Shijaku është, sipas tij, një dëshmi e dështimit total të qeverisë.

Postimi:

Qeverise plerë i digjen plehrat pa incenerator!

Qeveria e Rames ka lindur nen shenjën e plehrave dhe keshtu edhe do te perfundoje.

Pa vene kemben ne qeveri Rama ju leshua plehrave, nxori ministrat, nxori ushtrine, plasi puna vullnetare, u hodhen gjithe televizionet te filmonin dhe te gjithe thane: e zgjidhi ky, mbaroi kjo pune.

Por nje vit me pas ketij ” suksesi” te papare shpalli emergjencen kombetare te plehrave per te justifikuar megavjedhjen e shekullit inceneratoret.

U hodhen ne toke te gjitha strategjite europiane per trajtimin e plehrave dhe qeveria e plehrave vendosi se djegja me incenerator eshte nje kryeveper qe vetem Rama me te tijte e dinte.

Megjithse ky ishte nje turp dhe krim mjedisor me pasoja te frikshme  per dekada ju futen inceneratoreve me hap te shtrire per ti mjele milionat e tyre deri ne fund.

Prap inaugurime, prap televizione, prap pallavra se do benin hatane dhe do i digjnin plehrat me inceneratore dhe miliona euro shpenzoheshin e grabiteshin  pafund.

Rezultati me spektakolar nuk behet, asnje incenerator nuk funksionon, ndersa kryevepra e korrupsionit inceneratori i Tiranes as edhe nuk ekziston fare, po fare fare.

Ku gjendemi aktualisht pas 12 vjetesh te qeverise se plehrave.

Situata eshte me keq se ne Afrike.

Marrin flake malet e plehrave e behet nami ne Vlore ne kulmin e turizmit, flake dynjaja ne malin e plehrave ne Elbasan e po keshtu ne Shijak e ne vazhdim ne te gjithe Shqiperine.

Qeveri plehrash, mentalitet plerë dhe hajdute per tu flakur ne plehra, kjo eshte trajektorja 12 vjecare e Rames dhe  rilindjes.