Vendosni fjalën kyçe....

Ina Majko emërohet Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale



Në një vendim të Këshillit të Ministrave, i publikuar sot, Ina Majko është emëruar në pozitat e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky vendim u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 6, pika 2, të ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe është bërë me propozimin e Kryeministrit Edi Rama.

Ina Majko, e cila ishte kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit, kishte marrë një angazhim të fortë nga Kryeministri Rama, i cili kishte premtuar se në rast se ajo nuk do të arrinte të zgjidhej në Parlament, do të ishte pjesë e kabinetit qeveritar.

Në përputhje me këtë emërim, është marrë gjithashtu vendimi për shkarkimin e Niko Hykës nga posti i Zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për t’i hapur vendin Majkos në këtë pozitë.